Emocionuese, Edona Llalloshi befasohet nga vëllai, bënë tatuazh në trup portretin e saj

  • E.K /
  • 29 September 2022 - 09:49
Emocionuese, Edona Llalloshi befasohet nga vëllai, bënë tatuazh në trup portretin e saj

Edona Llalloshi është surprizuar në mënyrën më të bukur nga i vëllai i saj, Miloti. Ai ka përjetësuar portretin e këngëtares në trup duke realizuar një tatuazh në krah.

Ai ka zgjedhur një foto nga pjesëmarrja e saj në Festivalin e RTSH në vitin 1994 ku mori pjesë me këngën “Vajtim dashurie”.

Bëhet fjalë për një moment ku Edona bën shqiponjën në skenë. “Kryevepër nga artisti më i mirë”, shkroi Miloti në mbishkrimin e imazhit duke e etiketuar Edonën.

Ky gjest e ka emocionuar pafund këngëtraren e cila ripostoi fotografinë duke duke i thënë vëllait: “Të dua”.

(Kosova Sot Online)