Këngëtarja serbe ripërpunon hitin “Gajde” të Dhurata Dorës dhe Elvana Gjatës

  • E.K /
  • 10 October 2022 - 08:21
Këngëtarja serbe ripërpunon hitin “Gajde” të Dhurata Dorës dhe Elvana Gjatës

“Gajde”, titullohet kënga që bëri bashkë Elvana Gjatën dhe Dhurata Dorën tre muaj më parë.

Përtej suksesit që ka fituar kjo këngë, duket se kënga është pëlqyer edhe nga këngëtarë serbë.

Këngëtarja, Ksenia Knezevic, ka ripërpunuar këngën e dy artisteve shqiptare, të cilës i ka bashkangjitur edhe videoklip.

Nuk bëhet fjalë për një kopjim, pasi që kënga e publikuar në kanalin zyrtar të Ksenias në ‘YouTube’, përmban të gjitha të drejtat autoriale të blera nga producentët kosovarë.

(Kosova Sot Online)