Për kënd e ka marr malli Luizin?

  • A.P /
  • 19 February 2023 - 14:10
Për kënd e ka marr malli Luizin?

Për pretendentin e vetëm për ta fituar Big Brother Albania Vip,  Luiz Ejllin, ditët e fundit kanë qenë shumë emocionale, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Pothuajse çdo mëngjes ai e nis i përlotur i vetëm dhe i heshtur në oborr pasi zgjohet i pari.

Mendimi i parë që mund të vijë për shkakun e gjendjes së tij këtë mëngjes, lidhet me rrezikun për eliminin e Kiarës nga “Big Brother Vip.”

Luizi ka deklaruar shpesh se nuk do t’i rrëfejë emocionet dhe jetën personale dhe ai nuk është shprehur se çfarë e mundon.

Gjithsesi, në një bisedë me Valbonën pak ditë më parë tha se e ka marrë malli për të ëmën. Ajo jeton në SHBA dhe që kur ka hyrë në BBVA Luizi nuk ka marrë asnjë mesazh prej nënës e cila ka edhe probleme shëndetësore.

Image


(Kosova Sot Online)