'Big Brother Albania VIP' vendos t’i tregojë banorëve për ngjarjen e fundit

  • A.P /
  • 28 March 2023 - 21:18
'Big Brother Albania VIP' vendos t’i tregojë banorëve për ngjarjen e fundit

Ngjarja e fundit tronditëse e cila goditi Top Channel, iu komunikua banorëve të Big Brother ViP në mënyrë që edhe ata të vendosin, nëse duan ta vijojnë këtë rrugëtim, apo ta ndërpresin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

“Është detyra jonë të ndajmë me ta se çfarë ka ndodhur dhe të kërkojmë prej tyre të reflektojmë e të marrin një vendim nëse do ta vazhdojnë apo jo këtë rrugëtim. Nuk është e thjeshtë të ndash lajme të këqija por është një nga momentet më të vështira, ndjejmë se është e domosdoshme kështu ne sot jemi gati t’ja themi banorëve atë çfarë ka ndodhur dhe bashkë me Arbrin e Zhaklinën të shpresojmë që ata të vendosin të vazhdojnë këtë rrugëtim.”- u shpreh Arbana.

Në nder të Pal Kolës, i cili fatkeqësisht mbeti viktimë e sulmit kriminal, sonte nuk do të ketë spektakël, pasi trishtimi ka pllakosur në televizionin komëbtar, që prej mesnatës të së dielës.

Pavarësisht situatës banorët theksuan se do të vijojnë të qendrojnë.


(Kosova Sot Online)