Gresa Pallaska është nderuar me çmimin 'Aktorja më e mirë' në një festival në Madrid

  • A.P /
  • 26 June 2025 - 15:48
Gresa Pallaska është nderuar me çmimin 'Aktorja më e mirë' në një festival në Madrid

Aktorja e njohur kosovare Gresa Pallaska është nderuar me çmimin “Aktorja më e mirë” në festivalin ndërkombëtar të filmit Imagineindia IFF në Madrid, për rolin e saj në filmin “Pikë Uji”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Ky vlerësim vjen si rezultat i një interpretimi të fuqishëm dhe emocional në një nga filmat më të përfolur shqiptarë të vitit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë organizatori i festivalit përmes një komunikimi zyrtar, ku thuhej: “Është nder për ne të njoftojmë se ju keni fituar çmimin Aktorja më e Mirë në festivalin Imagineindia IFF Madrid. Po ju dërgojmë certifikatën.”

Image

 

(Kosova Sot Online)