Lulëkuqja e Kosovës
Kjo luftëtare e Kosovës
U rreshtua në Ushtrinë Çlirimtare,
Luftoi kundër pushtuesit
Për lirinë kombëtare.
Nëpër shekuj të historisë
Shumë bijë e bija u flijuan,
Me rezistencë të armatosur
Pavarësinë e fituan.
Kur u çlirua atdheu, Kosova
Triumfoi liria,
Filloi një epokë e re
Të shkruhet historia.
Lavdi e përjetshme
Për këtë heroinë shqiptare,
Është vrarë për atdhe
Mbeti figurë kombëtare.
Gentiana Gashi, sh.f.
“Hajrullah Shala”, Okrashticë,
Vushtrri