Gjobiten ngasësit e automjeteve pasi bënin gara shpejtësie

  • A.P /
  • 03 May 2024 - 18:31
Gjobiten ngasësit e automjeteve pasi bënin gara shpejtësie

Raportohet se sot Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë ka identifikuar dhe ndalur dy automjete në rrugën “Adem Jashari” në Gjakovë, ngasësit e të cilave bënin gara shpejtësie, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Bëhet e ditur se atyre u është shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 euro, 5 pikë negative dhe ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik në kohëzgjatje prej 12 muaj.

(Kosova Sot Online)