Kosova duhet të jetë maksimalisht e mobilizuar, Serbia nuk pushon duke kërcënuar

Kosova duhet të jetë maksimalisht e mobilizuar, Serbia nuk pushon duke kërcënuar
Kosova duhet të jetë maksimalisht e mobilizuar, Serbia nuk pushon duke kërcënuar

Agim Bajrami

  • 01 May 2024 - 08:20

Shkruan: ANALISTI- Agim Bajrami

Serbia do të duhej të dinë se me hapjen e ndonjë lufte ndaj Kosovës, Kosova nuk është e viteve të 90 por ka një gatishmëri ushtarake ti përgjigjet çfarëdo sulmi në sekondat e parë të agresionit, pastaj ka në gatishmëri për mobilizim deri ne njëqind mijë forca me eksperiencë të luftës së zhvilluar nga UÇK-ja. Kosova e disponon buxhetin për të zhvilluar dhe mbajt frontin e luftës në kohë dhe për të mobilizuar popullatën në vetëmbrojtje,dhe me gatishmëri të lartë të Forcave të Armatosura të një teknik e taktike të trajnimit modern ushtarak, dhe të një disponimi aktual që dhjetë mijë forca policore gatshme, të jenë pjesë e Forcave të Armatosura të Kosovës

-Më 29.04 .2024 në Hanover të Gjermanisë, me mijëra të rinj me origjinë nga vendet islame por të lindur e shkolluar në Gjermani ,ku edhe punojnë dhe jetojnë, kanë mbajt demonstratën, duke kërkuar; themelimin e "KALIFATIT ISLAM" në tokën krishtere gjermane në zemër të Evropës. Shumë analist gjerman, demonstratën e të rinjve të origjinës nga vendet islame e kanë komentuar se shteti gjerman nuk është dashur të lejoj mbajtjen e demonstratës me kërkesën se zgjidhja e problemit të botës islame është "kalifati islam".

Dhe shumë gjerman e analistë të tjerë evropian, pyesin kush, qëndron mbrapa ekstremizmit islam në Evropë, dhe tanimë të filluar haptas në Hanover të Gjermanisë. A janë prapa kësaj, aleanca e boshtit të së keqes: Rusia,Irani dhe Kina?

Dhe a ka filluar nga dje,paqja dhe siguria evropiane të vihet në rrezik?Tanimë ,interesi i Rusisë është që përmes Serbisë të hap konfliktin në Bosnje dhe Hercegovinë,duke e shpallur të pa varur "Republikën Srpska" nga 'Federata e Dejtonit të Bosnjës dhe Hercegovinës' dhe me ndonjë sulm të mundshëm përmasave të gjëra ndaj shtetit të Kosovës, nga paramilitarët e trajnuar serb, për të shkëputur veriun e Kosovës apo për ripushtim të sërishëm të Kosovës? Serbia do të duhej të dinë se me hapjen e ndonjë lufte ndaj Kosovës ,Kosova nuk është e viteve të 90 por ka një gatishmëri ushtarake ti përgjigjet çfarëdo sulmi në sekondat e parë të agresionit, pastaj ka në gatishmëri për mobilizim deri ne njëqind mijë forca me eksperiencë të luftës së zhvilluar nga UÇK-ja.

Kosova e disponon buxhetin për të zhvilluar dhe mbajt frontin e luftës në kohë dhe për të mobilizuar popullatën në vetëmbrojtje,dhe me gatishmëri të lartë të Forcave të Armatosura të një teknik e taktike të trajnimit modern ushtarak, dhe të një disponimi aktual që dhjetë mijë forca policore gatshme, të jenë pjesë e Forcave të Armatosura të Kosovës (FAK)të llogaritura të linjës së parë të luftës kundër agresionit të mundshëm serb ,duke llogaritur ,që në fazat e mënyrave dhe operacioneve tjera luftarake, të jenë të përfshira edhe EULEX-i ,dhe KFOR-i. Dhe Serbia do të duhej të kuptoj, se Kosova e do PAQEN, por jo Luftën. Por nëse kjo i imponohet , do të dinë, si të mbrohet. Dhe atëherë, Serbia të llogarit mirë se nuk është e sigurt se nuk do të ketë sulme luftarake , as në Beograd,as në Nish ,dhe as në Kragujevc? Romakët antike do të thonin:"Forca mposhtet vetëm përmes forcës" dhe për të ruajtur PAQEN duhet luftuar forcën, që e sulmon paqen e popullit tjetër!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".