Heqja e masave ndaj Kosovës nga BE, do ta përmirësonte një gabim të madh të saj

Heqja e masave ndaj Kosovës nga BE, do ta përmirësonte një gabim të madh të saj
Heqja e masave ndaj Kosovës nga BE, do ta përmirësonte një gabim të madh të saj

Gjon Keka

  • 01 May 2024 - 08:23

Shkruan:ANALISTI - Gjon Keka

Heqja e masave ndaj Kosovës në rast se ato do të hiqen tani do të ketë ndikim pozitiv si në frymën e drejtësisë së vonuar sepse Kosovës iu vendosën këto masa në mënyrë të padrejtë,ashtu edhe në klimën e dialogut dhe të pozitës si palë të barabarta dhe jo njëra duke mbajtur mbi kurriz masa e tjetra duke shkaktuar probleme,nxit konflikte dhe duke penguar ecjen përpara të zbatimit të marrëveshjes së bashku me anekset që është rënë dakord në Ohër, sepse nuk mund të ketë dialog të shëndetshëm dhe me pritje pozitive e kompromise nga dy palët kur njëra palë është nën masa të padrejta dhe tjetra palë luan lojërat e saj destruktive pa asnjë ndëshkim.

-Me mbajtjen e referendumit i cili në fakt tregojë fytyrën e vërtetë se kush po i pengon komunitetin serb të integrohet në institucionet e Kosovës dhe jetën brenda realitetit të Kosovës së pavarur,pra ishte vetë politika serbe me partinë e saj -mashën e saj Listën Serbe që i pengojë qytetarët të shprehnin vullnetin dhe votën e tyre të lirë e demokratike dhe të përmbushnin detyrimet e tyre si qytetar.

Pra parë nga kjo dhe dështimi i referendumit në veriun e Mitrovicës së Republikës së Kosovës ,dhe daljen e fytyrës së vërtetë të problemit se kush në fakt qëndron problemi aty, është e udhës që Bashkimi Evropian pa asnjë hezitim dhe pa asnjë kusht e parakusht t'ia heq masat Kosovës dhe kështu ta lë Kosovën të ecë përpara në sundimin e ligjit, shtrirjen legjitime të sovranitetit të saj në tërë territorin dhe në përmbushjen e kushtetutshmërisë dhe respektimit sipas kushtetutës të komuniteteve pakicë në Kosovë. Sa më parë që t'i hiqen masat Kosovës aq më mirë do të jetë për proceset e ofrimit të këtij vendi me Bashkimin Evropian ,sepse mbajtja e masave të padrejta në kurriz të Kosovës vetëm sa i dëmton parimet bazë mbi të cilat qëndron dhe është themeluar Bashkimi Evropian.

Sigurisht se Serbia ,nervozohet e i frikohet heqjes së masave ndaj Kosovës sepse më nuk do të ketë fajtor që do t'i përsëris kudo se ja Kosova është ajo që po i pengon proceset dhe zgjidhjet, pra me heqjen e masave të padrejta Serbisë do t'i hiqet edhe maska që e ka pas deri më tani në dialog dhe ku në tryezat e saj duke lënë vazhdimisht fajtore Kosovën e që në fakt fajtore e vërtetë ishte vetë Serbia dhe sjelljet e saj destruktive. Me heqjen e masave të padrejta ndaj Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian, Kosova do të ngritët nga një vend i viktimizuar pa të drejtë ,në një vend me imazh që e ka ruajtur së pari qëndrimin e saj ndaj respektimit të vetes dhe ligjeve e sovranitetit të saj ,dhe së dyti dhe pritjes me durim që të gjithë ta kuptojnë se problemi i vërtetë ishte Serbia dhe jo Kosova ,prandaj edhe vendoje e masave ishte një gabim i madh i Bashkimit Evropian që do të mbetet në ndërgjegjen e atyre(Borell dhe Lajçak) që propozuan masa të tilla ndaj Kosovës në mënyrë të padrejtë duke e viktimizuar Kosovën dhe penguar në ecjen e saj drejte reformave dhe rrugë drejtë integrimit në Bashkimin Evropian.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".