Të Koordinohet veprimi i përbashkët i Bashkimit Evropian, Anglisë dhe SHBA-ve për ta ndalur agresivitetin e shtetit serb

Të Koordinohet veprimi i përbashkët i Bashkimit Evropian, Anglisë dhe SHBA-ve për ta ndalur agresivitetin e shtetit serb
Të Koordinohet veprimi i përbashkët i Bashkimit Evropian, Anglisë dhe SHBA-ve për ta ndalur agresivitetin e shtetit serb

Muhamet Kelmendi

  • 03 May 2024 - 07:50

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Nga krimineli i luftës Vuçiq doli një qeveri pro shtetit rus, Putinit dhe Kinës, z.Xi. Ky po e viziton Serbinë me datën 7 maj. Shteti serb po tregon se nuk e donë paqe në këtë pjesë të Evropës.

Përkundrazi! Po punon për bashkimin e tërë sllavëve në Ballkanin Perëndimor në një shtet serb, duke zhdukur shtete dhe kombe jo sllave.

-Konstituimi i Qeverise ne Serbi , me Kryeministër Milos Vuçevic, tregoj se krimineli i luftës Vuçiq është brenda fazës se bashkimit të "botës" serbe në një shtet. Në Qeveri u futën pikërisht njerëzit e shpallur non grata nga SHBA. Vulin u bë Zëvendëskryeministër. Edhe të tjerë, si Popoviq dhe Lonçar, kriminel dhe non grata, u futën nga Vuçiq në Qeveri të Serbisë. Nga krimineli i luftës Vuçiq doli një qeveri pro shtetit rus, Putinit dhe Kinës, z.Xi. Ky po e viziton Serbinë me datën 7 maj. Shteti serb po tregon se nuk e donë paqe në këtë pjesë të Evropës. Përkundrazi! Po punon për bashkimin e tërë sllavëve në Ballkanin Perëndimor në një shtet serb, duke zhdukur shtete dhe kombe jo sllave.

Si do të quhet kjo bashkësi shtetërore pak ka rëndësi. Nga tandemi Dodik-Vuçiq u quajt Jugosllavi. Qëllimet e tilla të shtetit serb dolën edhe nga shulq zyrtarë të UE-së. Edhe nga Ministri Jashtëm i Anglisë, z Cameron, u theksua rreziku i luftës nga Serbia. Ish Sekretari i Mbrojtjes, tash Lord në Dhomën e Lordëve në Britaninë e Madhe, kërkoj veprim ushtarak për të ruajtur Bosnjën e Hercegovinën dhe Kosovën. Viola von Ç’amon, në postim "X" ka thënë: "Bashkimi Evropian duhet të përziejë Serbinë nga agjenda për integrim". Dhe më poshtë: " Nuk ka më para të Bashkimit Evropian, as pako të zgjerimit për Serbinë derisa Vuçiqi kërcënon me autokrat në Kinë e Rusi". Krimineli i luftës Vuçiq u ka shpallë shumë shteteve të BE-së luftë politike. Bazë e kësaj lufte të shpallur nga Serbia është Gjerdania dhe Anglia. Pati konflikt edhe me Slloveninë. Tash gjendet shteti serb para dy ngjarjeve të mëdha. Krimineli Vuçiq e shpalli muajin maj si muaj shumë të veçantë dhe jetike për Serbinë. Më 17 maj vendoset nga Ministrat e Jashtëm të Evropës pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës. Ndërsa, më 13 maj votohet në Asamblenë e Përgjithshme për gjenocidin serb në Srebrenicë.

Këto dy ngjarje e kanë dridhur Beogradin Serbia shpalli botërisht luftën për armatim, si synim parësor i shtetit. Nga kryeministri i po sa emëruar, u theksua se me armatim e "sigurojmë shtetin serb". Por ky nuk përmendi nga kush kërcënohet? Serbia i ka forcuar bazat ushtarake serbe anës së kufirit me Kosovën. Po përgatiten edhe grupe të veçanta të armatosura për të vepruar. Priten aktivitete terroriste brenda në Kosovë dhe në Malin e Zi dhe në Bosnje e Hercegovinë. As sllavët Maqedoni nuk kanë mbetur jashtë kësaj loje politiko-ushtarake serbe. Në " botën serbe" hynë Bosnja e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Vend ka edhe për Shqipërinë. Këtë e synonte edhe Ballkani i Hapur. Këto janë pikësynimet politike të shtetit serb. Natyrisht, se kjo "botë sllave" vetëm me luftë të armatosur, duke varë e dëbuar jo sllavet mund të realizohet. Kosova është e qartë: Ose mbetet shtet i pavarur dhe qe ka integritet territorial dhe sovran ose Bashkohet me shtetin ame, Shqipërinë. Zgjidhje tjetër nuk ka.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".