Zgjidhet futbollisti i vitit nga Shoqata e Gazetarëve të Futbollit në Angli

  • S.A /
  • 03 May 2024 - 15:36
Zgjidhet futbollisti i vitit nga Shoqata e Gazetarëve të Futbollit në Angli

Ylli i Manchester Cityt, Phil Foden ka fituar garën dhe është zgjedhur ‘Futbollisti i Vitit’ nga Shoqata e Gazetarëve të Futbollit (FWA) në Angli. Foden fitoi me 42 për qind të votave, duke mposhtur mesfushorin e Arsenalit, Declan Rice dhe shokun e skuadrës së Cityt, Rodri në garën për çmimin e ‘Futbollistit të Vitit’. Martin Odegaard, Ollie Watkins dhe Cole Palmer përbënin pjesën tjetër të gjashtë të parëve, ndërsa 12 lojtarë të tjerë morën vota nga FWA, e cila ka pothuajse 900 anëtarë, transmeton "Kosova Sot Online".

Çmimi për Foden është plotësisht i merituar, pasi anglezi po shijon një sezon pozitiv me Cityn, duke shënuar 24 gola dhe duke dhënë 10 asistime në të gjitha garat. “Të emërohesh futbollisti i vitit i Shoqatës së Gazetarëve të Futbollit është një nder i madh. Jam shumë, shumë i lumtur që e kam marrë këtë çmim, por nuk mund ta kisha bërë pa ndihmën e shokëve të skuadrës”.

“Dua të falënderoj të gjithë bashkëlojtarët e mi, si dhe Pep Guardiolan dhe trajnerët për të gjithë mbështetjen dhe këshillat që më kanë dhënë”, ka thënë Foden për fazën zyrtare të klubit.

(Kosova Sot Online )