Reus largohet nga Dortmundi

  • A.P /
  • 03 May 2024 - 16:07
Reus largohet nga Dortmundi

Marco Reus do të largohet nga Borussia Dortmund në fund të sezonit.

Mesfushori gjerman ka kaluar plot 12 vite në “Signal Iduna Park”, duke i qëndruar besnik “Murit të Verdhë”.

Reus do të largohet si lojtar i lirë në qershor, kur edhe i skadon kontrata.

Ai nuk e ka ndërmend të rinovojë, ndërsa mbetet të shihet se ku do ta vazhdojë karrierën.

(Kosova Sot Online)