Munishi me urim të veçantë për Fadil Vokrrin

  • A.P /
  • 03 May 2024 - 18:38
Munishi me urim të veçantë për Fadil Vokrrin

Sot u bënë 8 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në UEFA.

Me 28 vota pro, 24 kundër dhe dy abstenime në kongresin e UEFA-s në Budapest, më 3 maj 2016, Kosova u pranua si anëtare me të drejta të plota, duke u bërë kështu anëtarja e 55-të e kësaj organizate evropiane të futbollit.

Rreth kësaj ka shkruar edhe trajneri i mirënjohur, Ismet Munishi, i cili falënderoi të ndjerin, Fadil Vokrri, ish-presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Analisti nga emisioni “Favorit” në T7 vlerësoi se “në përvjetorin e pranimit në UEFA po kalojmë momente jo të lehta” dhe se “jemi në krizë në çdo sferë të jetës”.

Ai gjithashtu bëri një urim për të gjithë, por jo edhe për ata që sot nuk e përmenden kontributin dhe meritat e Vokrrit, duke iu referuar FFK-së dhe kryetarit të saj, Agim Ademi, që në urimet e tyre për këtë ditë nuk e përmenden fare legjendën e futbollit tonë.

Mes tjerash, Munishi urim të veçantë pati për Vokrrin, i cili është edhe idolli i tij.

Postimi i plotë nga Ismet Munishi (pa ndërhyrje):

“Falemderit Legjendë

Ne pervjetorin e pranimit ne Uefa po kalojmë momente jo te lehta , jemi ne kohë krize ne qdo sferë të jetes .

I lutem zotit të na ndihmoi sikur na ndihmoi gjithmonë e edhe ne kohen kur u pranuam ne istancat me të larta te futbollit . I lutem zotit te fitoj arsyeja te fitoj drejtesia dhe humanizmi siq fitove ti Fadil ndaj atyre qe deshten me qdo kusht te na getoizojnë e ndalojnë zhvillimin e futbollit.

Urime të gjitheve edhe një herë por kurre atyre që sot nuk të përmenden kontributin dhe meritat kolosale që pate gjat rruges e atyre le te ju sherbej ne ndere nëse ka met pike nderi te ta .

Urime Fadil sepse ti ishe me meritori dhe bere pune kolosale qe ne te pranohemi ne Uefa e Fifa .

Shpirti yt pastë dritë idolli im VOKRRI 9″

(Kosova Sot Online)