Vendimi i UEFA-s rrit gjasat e Dakut dhe Mujës

  • A.P /
  • 03 May 2024 - 22:46
Vendimi i UEFA-s rrit gjasat e Dakut dhe Mujës

Komiteti ekzekutiv i UEFA-s vendosi sot të zgjerojë listat e ekipeve nga 23 në 26 lojtarë përpara nisjes së Kampionatit Evropian “Euro 2024”, që do të mbahet në verë.

Kësisoj, Kombëtaret që do të marrin pjesë në “Euro 2024” në Gjermani do të lejohen të marrin me vete deri në 26 lojtarë.

Pas ndeshjeve miqësore të marsit ishin ngritur shumë dyshime se Mirlind Daku e Arbnor Muja mund të mbeten jashtë listës për Evropian, pasi ata nuk u ftuan nga Sylvinho në mars.

Por, vendimi i ri i UEFA ka rritur automatikisht shanset që ata të shkojnë në Gjermani me “Kuqezinjtë”.

(Kosova Sot Online)