Gjithçka gati për meçin mes Krasniqit dhe Silvas

  • A.P /
  • 03 May 2024 - 20:56
Gjithçka gati për meçin mes Krasniqit dhe Silvas

Haxhi Robin Krasniqi dhe Jorge Silva kanë kompletuar me sukses matjet zyrtare dhe janë të gatshëm për t’u përballur nesër mbrëma.

Meçi mes tyre do të zhvillohet në Augsburg të Gjermanisë dhe i takon kategorisë gjysmë të rëndë

Përballja mes tyre është e planifikuar për 10 raunde. Meçi nuk është i vlefshëm për ndonjë titull në boks apo kualifikim për ndonjë titull.

Për Krasniqin do të jetë ky meçi i 61-të në boksin profesionist. Ai ka 53 fitore dhe shtatë humbje.

Për 37-vjeçarin do të jetë ky një meç emocionues, pasi ai më herët ka paralajmëruar pensionimin.

“Përshëndetje shqiptar të dashur kudo që jeni. Unë gjithmonë ju falënderohem për mbështetjen e juve. Unë i kam edhe disa ndeshje, që nuk kanë mbetur shumë në karrierën time. Shpresoj që edhe këto emocione të ndeshjeve të fundit t’i merrni me veti, edhe ju jam falënderues për këtë mbështetje që gjithë karrierën time më keni mbështetur. Më 4 maj ju pres në Augsburg. Ju premtoj që ato emocione do të mbeten një kujtim i gjatë, kështu që shpresoj në mbështetjen e juve edhe që atë natë ta shpërblejmë me një fitore për të gjithë. Ju presim në Augsburg”, ishte shprehur Robini muajin e kaluar. 

(Kosova Sot Online)