horoskopi
Akrepi

Tetor 24 - Nëntor 22

Horoskopi ditor, e merkure, 15 maj 2024

Dielli do ju bëjë më të vendosur sot dhe plot vullnet për të çuar deri ne fund projektet që keni nisur. Ju të dashuruarit mund të keni disa grindje të vogla me partnerin për shkak të largësisë që ai ka filluar t'iu mbajë. Mundohuni ta sqaroni gjithçka me qetësi dhe do gjeni zgjidhjet e duhura. Ju beqarët do jeni të turpshëm dhe sërish do e keni të vështirë t'i shprehni pëlqimet. Disa miq do ju ndihmojnë. Në punë do arrini rezultate edhe më të mira nga sa keni menduar. Objektivat do i përmbushni dhe do merrni vlerësime. Shpenzimet mundohuni t'i kryeni pak nga pak nëse nuk doni që t'iu fillojnë problemet.