horoskopi
Peshorja

Shtator 23 - Tetor 23

Horoskopi ditor, e merkure, 15 maj 2024

Sot do influencoheni serish pozitivisht nga yjet dhe do bëni atë çfarë do ndieni. Nëse jeni në një lidhje do keni ide brilante si ta bëni çdo moment sa më të bukur. Edhe partneri do ju ftoje në restorante, koncerte apo mjedise që ju i adhuroni. Nëse jeni beqarë, një mik do ju bëjë një ftese. Duke e pranuar atë nuk do e përballoni dot tundimin për të hedhur edhe ndonjë hap më tej. Në punë ka mundësi t'iu kërkoni shefave një specializim më shumë në mënyrë qe të jeni edhe më të aftë. Mbështetja e tyre do jetë e pakushtëzuar. Buxheti do jetë i shkëlqyer kështu që do ndiheni të qetë kur të shpenzoni.