Policia jep detaje për vetëvrasjen në Rahovec
Një person dyshohet se sot i ka dhënë fund jetës në Krushë të Madhe të Rahovecit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Gjakovën, Shermet Elezaj.
Elezaj tha se viktima është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe e Rahovecit.
Me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor.
“Atë që mund të ju konfirmoj është se sot viktima mashkull i lindur në vitin 1951 është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe-Rahovec (ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor”, tha Elezaj.
(Kosova Sot Online)