Shkurte Fejza publikon videon emocionuese: Shkupi i shqiptarëve jehon kuq e zi

  • E.K /
  • 24 April 2024 - 11:49
Shkurte Fejza publikon videon emocionuese: Shkupi i shqiptarëve jehon kuq e zi

Këngëtarja, Shkurte Fejza, ka publikuar një video në instagramin e saj nga koncerti i mbajtur në Shkup të Maqedonisë së Veriut, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në video shihet një publik i madh të cilët këndojnë bashkë me Fejzën këngën “Mora fjalë”.

“Shkupi i shqiptarëve jehon kuq e zi. Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë”, ka shkruar Fejza.

(Kosova Sot Online)