horoskopi
Demi

Prill 21 - Maj 21

Horoskopi ditor, e shtune, 4 maj 2024

Si në planin sentimental ashtu edhe në atë miqësor sot do përballeni me luftëra egosh që do ua prishin marrëdhëniet Nëse keni një lidhje, nuk do merrni aq dashuri e ngrohtësi sa keni menduar kështu që shumicën e kohës do ndiheni të brengosur. Do keni edhe më shumë dyshim nëse do doni të hidhni hapa më tej apo jo. Ju beqarët do keni vetëm mundësi për aventura kalimtarë prandaj duhet të mendohen mirë nëse do hedhin hapa apo jo. Në punë nuk do e keni shumë të lehtë të vazhdoni përpjekjet ndërkohë që të tjerët rrinë, por ky është fati juaj. Në planin financiar duhet të reflektoni para se të shpenzoni.