horoskopi
Akrepi

Tetor 24 - Nëntor 22

Horoskopi ditor, e shtune, 4 maj 2024

Sot do jeni më të qartë në mendime dhe do ndërmerrni plot iniciativa. Do dini të ndiqni edhe rrugën më të mirë. Ju që keni një lidhje do jeni besnikë dhe do ndiheni më të sigurt. Nga ana tjetër, Jupiteri do të sjelle edhe më shumë sensualitet dhe pasion. Nëse jeni beqarë duhet te prisni edhe disa ditë më shumë për të gjetur atë që aq shumë keni kërkuar. Sot nuk do jetë dita më me fat. Në punë do ju duhet shumë vëmendje dhe shumë mund për të arritur atje ku dëshironi. Sado të vështira të jenë gjërat nuk duhet të dorëzoheni. Përfitoni nga ndihma e Neptunit për të përmirësuar situatën financiare dhe ulni sa më shumë shpenzimet.