horoskopi
Peshorja

Shtator 23 - Tetor 23

Horoskopi ditor, e shtune, 4 maj 2024

Planetët do ju bëjnë të paqëndrueshëm gjatë kësaj dite dhe humori do ju ndryshojë herë pas here. Duke parë ndikimin e Mërkurit, marrëdhënia juaj me partnerin do jetë paksa delikate. Ju do jeni në forme të shkëlqyer, por komunikimi me partnerin do jetë shume i vështirë. Nëse zemra juaj është ende e lirë, mundësitë për takime do jenë të shumta. Kujdes mos pëlqeni dikë që nuk do ua kthejë pëlqimin. Në punë, nëse nuk do jeni shumë të qarte për atë që duhet të bëni, kërkoni ndihmë. Disa miq besnikë nuk kanë për t’iu lënë në baltë. Financat do pakësohen sepse nuk do i bëni dot ballë dëshirës së madhe për shpenzime