E dhimbshme: Ky është i riu kosovar i cili u gjet i vdekur pranë shtëpisë së tij

  • A.P /
  • 03 May 2024 - 16:26
E dhimbshme: Ky është i riu kosovar i cili u gjet i vdekur pranë shtëpisë së tij

Raportohet se një ngjarje tragjike ndodhi të enjten pasdite në fshatin Doblibarë të Gjakovës, ku humbi jetën një i ri,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Viktima u gjet i varur te shtëpia e tij dhe vdekjen e konstatoi ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Vdekja e Albert Prenkës, rreth 26-vjeçar, ka tronditur familjen dhe miqtë e tyre.

Policia e ka konfirmuar se për këtë rast tashmë kanë nisur hetimet dhe trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Rreth orës 16:30 është raportuar se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete në vendbanimin e tij në fshatin Doblibare-Gjakovë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë do të dërgohet në IML për obduksion.”

(Kosova Sot Online)