Për herë të parë finalizohet doracaku për dhënien e provimit të patentës së shoferit

  • A.P /
  • 03 May 2024 - 20:26
Për herë të parë finalizohet doracaku për dhënien e provimit të patentës së shoferit

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se për herë të parë kemi finalizuar doracakun zyrtar për dhënien e provimit të Patentës së Shoferit për të gjitha kategoritë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Aliu bëri të ditur se tashmë ka përfunduar hartimin e Doracakut për Dhënien e Provimit për kategoritë A, B, C1, C dhe D.

Postimi i plotë:

Për herë të parë si Ministri kemi finalizuar doracakun zyrtar për dhënien e provimit të Patentës së Shoferit për të gjitha kategoritë.

Grupi Punues i zgjedhur nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, tashmë ka përfunduar hartimin e Doracakut për Dhënien e Provimit për kategoritë A, B, C1, C dhe D dhe tashmë doracakun zyrtar mund ta gjeni në faqën zyrtare të Ministrisë:

Doracaku për të gjitha kategoritë e patentës së shoferit është hartuar duke marrë parasysh nevojën për përgatitje të duhur të kandidatëve për pajisje me patentë shoferë. Rrjedhimisht kandidatët mund të përgatiten më lehtë për provimin e patentës së shoferit për kategoritë për të cilat aplikojnë.

(Kosova Sot Online)