Vjosa Osmani uron Poloninë

  • A.P /
  • 03 May 2024 - 20:47
Vjosa Osmani uron Poloninë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Poloninë me rastin e Ditës së Kushtetutës së Polonisë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo tha se pret që në mes të Polonisë dhe Kosovës të forcohen edhe më tej raportet.

“Urime të përzemërta Presidentit @AndrzejDuda , Kryeministër @donaldtusk , dhe të gjithë miqëve dhe aleatëve tanë polakë me rastin e 3 majit – Ditës së Kushtetutës së Polonisë. Qoftë kombi juaj paqedashës të vazhdojë të lulëzojë dhe të përparojë në vitet në vijim. Ne mezi presim të forcojmë dhe ndërtojmë marrëdhëniet tona të shkëlqyera!”, tha ajo. 

(Kosova Sot Online)