horoskopi
Akrepi

Tetor 24 - Nëntor 22

Horoskopi ditor, e shtune, 18 maj 2024

Duke u kujdesur më shumë për të tjerët ka rrezik ta lini pas dore jetën tuaj dhe gjërat mund të përkeqësohen. Merrni masa sa pa qenë vonë. Nëse keni një lidhje mos kërkoni gjëra të pamundura nga partneri dhe mos u hiqni si perfeksionistë sepse nuk jeni. Po nuk i pranuat gabimet dhe po nuk u kthyet në realitet keni për të pasur probleme shumë serioze. Ju beqarët duhet të pranoni të dilni në mbrëmje me miqtë sepse mundet edhe t'iu shfaqen persona interesantë. Në punë mundohuni të përqendroheni në një drejtim sepse po u morët me shume gjëra njëherësh nuk do arrini asgjë. Buxheti do mbetet po njësoj.