O’Brien i kërkon kryeministrit Kurti përparim urgjent për themelimin e Asociacionit

  • A.P /
  • 24 April 2024 - 18:31
O’Brien i kërkon kryeministrit Kurti përparim urgjent për themelimin e Asociacionit

Përparim urgjent për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe,  i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai thekson se për të ecur përpara duhet zbatimi i marrëveshjeve të arritura përmes ndërmjetësimit të BE-së.

O’Brien thekson se SHBA e mbështet rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike.

“SHBA mbështet rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike. Për të ecur përpara, nevojitet zbatimi i marrëveshjeve të ndërmjetësuara nga BE-ja, duke përfshirë përparimin urgjent në Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Sot kam diskutuar hapat pozitivë të nevojshëm me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti”, ka shkruar O’Brien.

(Kosova Sot Online)