Grushta e shqelma pas ndeshjes, FFK inicion procedurë disiplinore ndaj dy zyrtarëve të Ballkanit dhe trajnerit të Dritës

  • S.A /
  • 24 April 2024 - 15:59
Grushta e shqelma pas ndeshjes,  FFK inicion procedurë disiplinore ndaj dy zyrtarëve të Ballkanit dhe trajnerit të Dritës

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka hapur procedurë disiplinore ndaj dy drejtuesve të Ballkanit dhe trajnerit të Dritës, Zekirija Ramadanit, pas përplasjes së tyre pas ndeshjes së javës së 30-të të Albi Mall Superligës.

Drejtuesit e Dritës u ankuan pas ndeshjes në drejtuesit e Ballkanit për një sulm ndaj tyre dhe trajnerit të tyre, Ramadani, transmeton "Kosova Sot Online".

Disa orë më vonë klubi therandas mohoi një gjë të tillë, ndërsa pas disa ditësh publikoi një video ku pretendonte se nismëtar i zënkës ishte pikërisht trajneri i Dritës.

Megjithatë, asnjëra palët nuk kanë shpëtuar lehtë, pasi Komisioni Disiplinor dhe Etikës i shkallës së parë në FFK ka vendosur t’i inicion procedurë disiplinore akterëve të të dyjave skuadrave.

Hapje e Procedurës 

FC “Ballkani“. Lëshim në organizimin e ndeshjes, Ballkani–Drita. Në minutat 80, 89 dhe 90+2 të ndeshjes tifozët vendas ”Xhebrailat”, hedhin mjete piroteknike tymuese në fushën e lojës. Sipas raportit te delegatit te ndeshjes Ballkani -Drita dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga zyrtari për siguri i FC“Ballkani“. Afati datë 26.04.2024 ora 13:00.

Videoanalisti i FC ”Ballkani”, Ardi Kabashi, ID.023356M93. Pas përfundimit të ndeshjes, në tunelin e lokaleve zyrtare, fyen dhe ofendon me fjalor të rëndë kryetrajnerin e FC ”Drita”, Zekirja Ramadani. Sipas raportit të delegatit te ndeshjes Ballkani–Drita. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga videoanalisti i FC“Ballkani“, Ardi Kabashi . Afati datë 26.04.2024 ora 13:00.

Zyrtari i FC ”Ballkani”, Idriz Hajrizi ID.001422M78. Pas përfundimit të ndeshjes, në tunelin e lokaleve zyrtare, fyen dhe ofendon me fjalor të rëndë kryetrajnerin e FC Drita, Zekirja Ramadani. Sipas raportit te delegatit të ndeshjes Ballkani–Drita. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga zyrtar i FC“Ballkani“. Afati datë 26.04.2024 ora 13:00. Pezullohet pa të drejtë të ushtrimit të detyrës zyrtare deri në kompletimin e lëndës.

Kryetrajneri i FC ”Drita”, Zekirja Ramadani ID.001422M78. Pas përfundimit të ndeshjes, në tunelin e lokaleve zyrtare, fyen dhe ofendon videoanalistin e FC ”Ballkani”. Sipas raportit te delegatit të ndeshjes Ballkani–Drita. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga kryetrajneri FC“Drita“. Afati datë 26.04.2024 ora 13:00.

Ndryshe, pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 24.04.2024, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës.

(Kosova Sot Online )