A mundet që çelësi për një lëkurë të përsosur të fshihet në shenjat e yjeve?

  • 01 March 2018 - 13:47
A mundet që çelësi për një lëkurë të përsosur të fshihet në shenjat e yjeve?

Një çehre me shkëlqim është krejt çfarë femrat aspirojnë ta kenë. Përderisa disa femra kanë nevojë vetëm t'ia hedhin një shikim çehres së tyre për t'u dukur rrezatuese, për pjesën tjetër kjo është më e vështirë, pa marrë parasysh sa është e vështirë për të arritur një fytyrë të pastër. Përfundimisht, misteri prapa një fytyre të shkëlqyeshme është zgjedhur -duket se gjithçka fshihet prapa shenjave të yjeve. Sipas Stella Hyde, shenja e Zodiakut, nën të cilën keni lindur, mund të rezultojë në shumë shprehi të ndryshme të kujdesit, trasmeton gazeta Kosova Sot

DASHI

Ju jeni: Si shenjë e zjarrit, jeni plot aksion, kështu që keni pak kohë për t'u marrë me kujdesin ndaj lëkurës. Harroni larjen e gjatë në banjë, në dush hyni dhe dilni shpejtë dhe nëpër raftet tuaja keni preparate me shumë funksione: shampon dhe kondicioner 2 në 1; lecka që pastrojnë, dhurojnë lagështi; kremra që premtojnë luftimin e të gjitha shenjave të plakjes.

Ju duhet: Ngadalësoni, konsideroni efikasitetin e prodhimeve, jo vetëm sa kohë ju marrin. Disa lecka pastruese fshijnë vetëm pak pluhur nga fytyra. Pini më shumë ujë: Jeni të prirë nga dhimbjet e kokës, ndoshta jeni tepër të zëna për t'u hidratuar. Provoni të relaksoheni, të pakësoni stresin.

DEMI

Ju jeni: Të ndjeshme, materialiste dhe e paimagjinueshme, dashuria juaj e rutinës është e tillë sa që nevojitet një termet për t'ju larguar nga regjimi ditor i bukurisë me prodhimet e testuara dhe të provuara. Ju insistoni në tetë orë gjumë natën dhe në losionet më të shtrenjtë.

Ju duhet: Të përvilni mëngët. Formulat janë më të sofistikuara - e keni dëgjuar ndonjëherë për kremrat "BB" - hiqni qafe prodhimet e vjetra dhe eksperimentoni me të rejat. Dhe, filloni të blini prodhime për lëkurën e moshuar: ka mundësi që jeni plakur paksa që nga koha kur keni filluar me përdorimin e tyre.

BINJAKËT

Ju jeni: Me sharm dhe e sjellshme, e dini sa e rëndë- sishme është të dukeni mirë dhe pëlqeni të jeni në trend. Kurioziteti yt do të thotë se dollapi juaj në banjë është përplot me shpikjet e fundit. Nuk pëlqeni të mbeteni prapa, kështu që zgjidhni prej në vend të losioneve të rëndë.

Ju duhet: Të ndaloni mos të aplikoni secilin prodhim në fytyrën tuaj nga "Space NK"! Kontrolloni se cili e përmirëson gjendjen e lëkurës tuaj dhe përcaktohuni për ta. Pasi gjithmonë jeni në lëvizje (Binjakët e pëlqejnë udhë- timin), merrni krem dielli - dhe kurrë nuk do ta dini kur të zbritni se temperatura është më e lartë se 30 gradë.

GAFORRJA

Ju jeni: Të udhëhequr nga Hëna, disponimi vjen e shkon. Kur jeni në disponim shkoni në banjë për orë të tëra, e dy javë më pas, pothuajse banja ju mërzit. Si shenjë e ujit, trupi i përgjigjet emocioneve tuaja, duke lënë njolla e skuqje në lëkurën tuaj sa herë që jeni të mërzitur.

Ju duhet: Trupi juaj ndryshon gjatë ciklit menstrual dhe lunar, kështu që të jini të gatshëm për regjimin e bukurisë. Përcaktohuni për hidratues kur lëkura ndihet e etur.

LUANI

Ju jeni: Gjithmonë të gatshëm për kamerën, jeni një mbretëreshë dramash që e di se publikut ia keni borxh që gjithmonë të dukeni bukur gjatë gjithë kohës. Kjo do të thotë se një regjim i bukurisë është i domosdoshëm, jo se Luanët kanë kundër kësaj, por si një mace e madhe, ju pëlqen të kalojnë orë të tëra duke u rregulluar.

Ju duhet: Të ndaloni të jeni kaq të rëndë me grim - ajo që duket mirë në skenë, mundet t'ju bëjë të dukeni si palaço në rrugë. Dhe mbani mend, jeni në shfaqje gjithë kohës: një ditë e lirë pa grim nuk ju dëmton. Lini lëkurën të pushojë paksa.

VIRGJËRESHA

Ju jeni: Shumë të vetëdijshëm për shëndetin, ju hulumtoni në gjithçka dhe keni një rutinë të komplikuar të bukurisë - nëse një prodhim nuk është organik dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, nuk do të lejohet pranë trupit tuaj.

Ju duhet: Të jeni më pak në ankthe. Furnizojeni veten me prodhime më të thjeshta, sepse kanë aromë të mirë ose ndihen mirë në lëkurën tuaj. Kurrë nuk i dihet, do të dhurojë rezultat.

PESHORJA

Ju jeni: Dikush që pëlqen të japë më të mirën nga vetja e tyre, por për disa arsye të ndryshme , për juve kjo është pjesë e punës. Duke qenë një Peshore, ju peshoni gjithçka që është më e mira për juve, por ndonjëherë jeni të pavendosur - prandaj dollapët tuaj janë përplot me losione më të shtrenjtët.

Ju duhet: Të përdorni prodhime që mbulojnë të gjitha bazat. Kjo kërkesë e Peshores për ekuilibër do të thotë se lëkura juaj është edhe e yndyrshme dhe e thatë, kështu që përcaktohuni për preparatet që shkojnë për lëkurë të kombinuar. Terapia me oksigjen tregon rezultate të mira.

AKREPI

Ju jeni: Fanatiku që kontrollon regjimin e bukurisë, gjë që e bëni në ora 3 të mëngjesit pas një nate jashtë, e ndjeshmëria juaj bëhet e gjallë kur veten e ekspozoni ndaj pomadës ekzotike. Sido që të jetë, si një Akrep, kjo është shenjë e ekstremiteteve, kështu që e lejoni veten tuaj të veprojë kështu. Ju duhet: Ai që Akrepit i thotë çfarë të bëjë duhet të jetë person me guxim, por ndaloni të jeni kaq të vështirë me veten tuaj. Anashkaloni terapitë me gur të nxehtë dhe ekspozoni lëkurën ndaj përbërësve më të butë.

SHIGJETARI

Ju jeni: Një optimiste e lumtur që është e hapur për të përdorur prodhime lokale nga mbarë bota. Ju nuk keni shumë kohë për rutinën e bukurisë, e as për t'u rregulluar shumë, kështu që rutina juaj është e thjeshtë dhe e shpejtë. Pasi jeni tip sportiv, i rregulloni pak vetullat, përdorni pak balsam buzësh dhe krem dielli.

Ju duhet: Zëvendësoni me produktet që qëndrojnë më gjatë sepse jeni tepër të zënë për të aplikuar disa herë grimin. Produktet si "P20 Once A Day Sun Protection Cream" dhe "Elizabeth Arden's Eight Hour Cream" për lëkurë të thatë duhet të jenë në çantën tuaj.

BRICJAPI

Ju jeni: Krijesë e shprehive, që jeni ngujuar në shkollën e vjetër, me rutinën e produkteve të lira, sepse ju refuzoni të shpenzoni në diçka, sipas juve të parëndësishme. Me siguri se përdorni maskë të flokëve gjatë natës dhe kremra të blera "online".

Ju duhet: Të blini preparate më luksoze si tretman. Dhe përdorni prodhime me vitamina D. Bricjapi udhëhiqet nga eshtrat, kështu që ata që kanë lindur në këtë shenjë kanë strukturë të hatashme të eshtrave.

UJORI

Ju jeni: Ata që pëlqeni të bëni eksperimente me tretmanët e bukurisë, si duke u pastruar me qumësht dhe magjepseni nga risitë apo të zakonshmet. Jeni të pasionuar me pohimet e shkencës për prodhimet e bukurisë, prandaj i zgjidhni me kujdes.

Ju duhet: Si shenjë e ajrit që jeni, që nganjëherë duket se po jetoni në një tjetër planet, jeni të prirë për lëkurë të thatë, kështu që filloni me hidratim. Derisa qëndroni ulur dhe mendoni me mendimet se sa e bukur është jeta, kjo nuk ndihmon qarkullimin e gjakut, kështu që zgjidhni prodhime me përbërës që ju forcojnë.

PESHQIT

Ju jeni: Si një peshk i vërtetë, shumicën e kohës jeni në shtëpi në banjë, qëndrimin si ky e cilësoni si terapi, e jo pastrim. Dollapët tuaj kanë mungesë të prodhimeve. Harresa juaj i ka bërë që ata të thahen ose se nuk i keni përdorur.

Ju duhet: Pasi që të qartësoheni, zgjidhni një prodhim dhe ndiqni udhëzimet e brendit për ta përdorur si duhet, më pas përcaktohuni për atë që e bën dallimin. Mos lini anash pedikerin. Suplementet me vaj peshku për lëkurë në veçanti janë të dobishme.  

(Kosova Sot)