Ja si pasqyrohet shëndeti, sipas shenjave të zodiakut

  • 29 January 2019 - 16:40
Ja si pasqyrohet shëndeti, sipas shenjave të zodiakut

DASHI

Image

 

Është me shumë rëndësi të gjeni kohë për pushim dhe relaks. Stresi i tepërt dhe vrapimi pas obligimeve mund të shkaktojnë rënien e sistemit imun. Kujdes shpinën, nyjat, eshtrat dhe dhëmbët. Gjatë tetorit një lidhje ju merr shumë energji.

DEMI

Image

 

Do të hiqni qafe disa telashe me shëndetin që ju kanë ndjekur në të kaluarën e afërt, e kjo ju shkon për dore nëse ndryshoni disa shprehi dhe mënyrën se si ushqeheni. Më shumë kujdes kushtoni gjunjëve, lukthit dhe barkut. Marsi do të jetë muaj i lodhshëm, si në punë edhe në planin e dashurisë.

BINJAKËT

Image

 

Dëshironi që trupin tuaj ta sillni në formë, humbni në peshë, atëherë filloni tani. Po ashtu, mos lejoni që dhimbjet t'ju ndalojnë në arritjen e qëllimeve. Kujdes në sinuset dhe ijët. Gjatë muaji prill ju mundojë qetësia, disa ndodhi në vendin e punës do t'ju nervozojnë.

GAFORRJA

Image

 

Në aspektin shëndetësor viti do të jetë plot me ndryshime. Konsumoni më shumë kalcium, rregullisht ushtroni, kontrolloni shëndetin e eshtrave, dhëmbëve dhe shikimit. Në muajin mars do të jeni më të ndjeshëm dhe do të keni nevojë për më shumë pushim.

LUANI

Image

 

Mos i lini asgjë pengesat që mund të shfaqen kohë pas kohe në formën e plogështisë, dhimbjeve në shpinë dhe ngjashëm. Pozita e mirë e Jupiterit mundëson shërim të mirë pas sëmundjes, përkatësisht jep më shumë optimizëm, vitalitet dhe entuziazëm. Tetori do të jetë muaj i lodhshëm për juve edhe në fushën e dashurisë dhe të financave.

VIRGJËRESHA

Image

 

Do të keni shëndet të mirë. Vazhdoni me regjimin e rregullt të ushtrimeve në mënyrë që të mos shtoni në peshë. Armiku më i madh juaji është mendja juaj që brengoset shumë. Gjatë prillit mund të keni nervozë të shtuar dhe lodhje. Kujdes tretjen, lukthin dhe organet e frymëmarrjes.

PESHORJA

Image

 

Keni nevojë për pushim. Shumëçka po ju ndodh kohëve të fundit dhe nëse nuk mendoni për veten, do të shfaqen telashe. Duhet të ndani më shumë kohë për sport dhe pushim. Kujdes në pjesën e poshtme të shpinës, ijët, fshikëzën dhe veshkat. Qershori do të jetë muaj i lodhshëm për juve.

AKREPI

Image

 

Për ju ky do të jetë edhe një vit stabil dhe i mirë. Do të keni optimizëm dhe entuziazëm, që ju mban në formë të mirë dhe gjendje të mirë shëndetësore. Muaji mars do të jetë muaji më i ndjeshëm në vit. Mund të keni telashe në dashuri, grindje në familje.

SHIGJETARI

Image

 

Ndryshoni, thuajse po zgjoheni nga një gjumë i thellë. Jetohet përsëri, përplot me energji dhe askush nuk mundet t'ju bëjë gjë. Më ët kujdesshëm duhet të keni me ushqimin. Prilli do të jetë muaj sfidues për juve. Diçka nuk po funksionon në jetën private dh enë dashuri.

BRICJAPI

Image

 

Saturni po lëviz me shenjën tuaj. Leksionet e tij nuk janë të thjeshta, por gjithmonë sjellin mundësi për rritjen e madhe. Dhimbje të herë pas hershme janë të mundshme. Kujdes dhëmbët, lëkurën, kurrizin. Lëkura është e prirë për t'u tharë. Në gjysmën e parë të shkurtit do të ndiheni të lodhur.

UJORI

Image

 

Shërohuni dhe përmirësohuni, përsëri po vini në formë, ndiheni më mirë në lëkurën tuaj. E kaluara nuk po ju lë të qetë. Gjeni qetësinë, lejoni ato që kanë më shumë kuptim për juve. Jini më ët mirë për veten. Më shumë kujdes kushtoni financave, e sidomos shëndetit. Gjunjët, fyti dhe qafa duhet të jenë prioriteti juaj.

PESHQIT

Image

 

Nuk po jetoni sipas rregullave, kujdes nga kënaqësia e tepërt e natës, anashkalimi i shujtave dhe ushqimi i dëmshëm. Kujdes me alkoolin dhe sedativët. Ju nevojitet më shumë disiplinë. Rregullisht merruni me sport, do të keni më shumë energji. Në muajin prill do të ngarkoheni me disa obligime familjare.

 

(Kosova Sot)