Shfletuesi i ri ‘Edge Microsoft’, mund ta shpallë fundin e ‘Google Chrome’

  • 31 March 2019 - 09:27
Shfletuesi i ri ‘Edge Microsoft’, mund ta shpallë fundin e ‘Google Chrome’

Prej kohësh e kemi ditur se Microsoft po punon në një shfletues të ri i bazuar në Chrome i cili do të zëvendësojë Edge por jo medoemos emrin e tij.

Kompania gjigante e teknologjisë ‘Microsoft’ kishte paralajmëruar kohë më parë se është duke punuar në një shfletues të ri, të ashtuquajtur ‘Edge Microsoft’.

Tom Warren, nga The Verge, testoi shfletuesin përmes një burimi anonim, i cili rrëfeu përshtypjet e para që mori nga shfrytëzimi i ‘Edge Microsoft’.

Shpejtësia dhe përformanca e shfletuesit duket premtuese, sipas The Verge. Nëse Microsoft vijon punën e mirë që ka nisur me Edge-n e ri, nuk ka arsye përse të shfrytëzohet Chrome.

Ende nuk ka një datë zyrtare për lansimin e shfletuesit në fjalë.

(Kosova Sot)