Adresat elektronike të 982 milionë njerëzve u janë ekspozuar thyerjeve

  • 31 March 2019 - 18:00
Adresat elektronike të 982 milionë njerëzve u janë ekspozuar thyerjeve

Adresat elektronike të gati 1 miliard njerëzve janë thyer online nga një kompani anonime e marketingut, e cila më pas është zhdukur pa nam e nishan. Adresat elektronike të 982 milionë njerëzve janë rreshtuar në atë që ekspertët e quajnë njërën nga thyerjet më të mëdha dhe më gjithëpërfshirëse të emailave, që ka ndodhur ndonjëherë. 

Rrjedhja e informatave

Informata personale, duke përfshirë emrat, gjininë, datëlindjen, punëdhënësin, detajet rreth profileve në rrjetet sociale, bile edhe adresat e personave, janë bërë publike. Kërkuesit e sigurisë e hetuan këtë thyerje në një databazë online, të krijuar nga "Verifications.io", e cila nuk kishte kurrfarë mbrojtjeje të privatësisë. Kjo kompani ofronte një shërbim të vlerësimit të emailit të sipërmarrjes. Më pas, "Verifications.io" thyenin ueb faqet e kompanive, pasi që u bë publike rrjedhja e informatave. Nuk dihet shumë rreth njerëzve që qëndrojnë prapa këtij biznesi. Uebsajti i përmendur doli "offline", pasi që eksperti i sigurisë kibernetike, Bob Diachenko, njëri nga kërkuesit që zbuloi këtë thyerje, njoftoi ekipin e tij mbështetës. 

Sulmet e mashtruesve

Nuk është e qartë se të dhënat e publikuara a janë parë nga të tjerët, por hakerët rëndom nuk vonojnë për të sulmuar, sa herë që ndodhin thyerjet. Detajet e fjalëkalimeve dhe të pagesave nuk janë publikuar, por janë publikuar të dhëna të tjera, sikur që janë emrat e kompanive, të ardhurat vjetore, ueb sajti i kompanisë, si dhe adresat personale. Mr. Diachenko , bashkë me Vinny Troia nga "NightLion Security", kanë arritur që të konstatojnë se informatat e publikuara nga "Verifications.io" përmbanin një numër rekord dhe unik, që nuk ishte publikuar ndonjëherë në thyerjet paraprake. Thyerjet e të dhënave sikur kjo, vejnë njerëzit e përfshirë në një rrezik më të madh që të ekspozohen jo vetëm ndaj thirrjeve dhe emailave shqetësuese, por edhe ndaj sulmeve të hakerëve dhe mashtruesve. 

(Kosova Sot)