“Pse po e shoh këtë postim”?

  • 03 April 2019 - 10:23
“Pse po e shoh këtë postim”?

“Facebook” lanson një karakteristikë e cila ju tregon pse shpërndan artikujt dhe reklamat e caktuara në “News Feed”-in tuaj. Karakteristika e re shpjegon sesi algoritmet vendosin se çka gjendet në “News Feed”-in tuaj.

Ajo do të gjendet në menynë “drop-down” e cila paraqitet në pjesën e epërme të djathtë të çdo postimi. Ky përmirësim vjen derisa kompania ballafaqohet me skandale të shumta. “Facebook” ishte vendosur nën një presion të madh për të ndryshuar politikat e tij, pasi që një vrasës transmetoi ‘live’ vrasjet masive në Krajstçërç të Zelandës së Re.

“Facebook” thotë se kjo karakteristikë e re, e cila do të jetë në dispozicion për të gjithë përdoruesit deri më 2 maj, do t’ju ndihmojë që ta keni kontrollin mbi atë që shihni nga miqtë, faqet apo grupet.

Kompania mban shënime për këdo me të cilët ndërveproni, bazuar në faktorët që përfshijnë sa shpesh ndërveproni dhe a është një grup miqsh një shtesë e re.

(Kosova Sot)