Modeli krejt elektrik “Renault K-ZE” do të prezantohet në Shangai

  • 12 April 2019 - 09:39
Modeli krejt elektrik “Renault K-ZE” do të prezantohet në Shangai

“Renault” ka konfirmuar se modeli i tyre, vetura e qytetit krejt elektrike “K-ZE” debutimin e saj global do ta bëjë këtë vit në ngjarjen e madhe te “Shanghai Motor Show”.

Supermini i inspiruar nga “SUV” ishte prezantuar te “2018 Paris Motor Show”, me premtimin se do të arrinte tregun kinez deri në fund të vitit 2019 para se të paraqitej në pjesën tjetër global të tregut.

Modeli “Renault K-ZE” ka një brend të verifikuar krejt elektrik “NEDC”, me 249 kilometra, duke e bërë shumë konkurrues me modelin e fundit “Honda e Prototype”.

Modeli i fundit i ‘Renault, ai ‘EV’, bën punë të mirë duke pasur për objektiv tregun kinez, pasi të gjitha modelet “K-ZEs” do të vijnë me sensorë për parkim, kamerën nga prapa dhe sistemin e informative të ndërtuar në ekran me sistemin satelitor të navigimit.

Modeli “K-ZE” do të ndërtohet në Kinë nga “e-GT New Energy Automotive Company”.

(Kosova Sot)