“2019 Mercedes GLS” u prezantua në Nju- Jork

  • 19 April 2019 - 10:15
“2019 Mercedes GLS” u prezantua në Nju- Jork

Ky është modeli krejt i ri “Mercedes GLS”, që është modeli kryesor i kompanisë gjermane për “SUV”, që edhe zyrtarisht është prezantuar te “New York Motor Show”.shihet si rival i drejtpërdrejtë i risisë “BMW X7” dhe “Range Rover”,gjenerata e tretë e “GLS” arrin këtë verë te blerësit me një çmim prej 75,000 funtesh.

Tashmë më i gjerë dhe më i gjatë se zakonisht, risia “GLS” është një nga veturat më të mëdha në shitje me një gjatësi prej më shumë se 5,200 milimetra dhe me një gjerësi rreth 2,000 milimetra – vetëm “Rolls-Royce Cullinan” e mposhtë për nga përmasat. Një masë shtesë prej 60 milimetra i është shtuar bazës ndërboshtore, tashmë 3,135 milimetra, që në “Mercedes” pohojnë se ka rritur ndjeshëm hapësirën për brenda për pasagjerët. Modeli “GLS” është veturë me shtatë ulëse e si standard për herë të parë “Mercedes”-i do t’ju ofrojë evropianëve opsionin me gjashtë ulëse.

Të gjitha ulëset mund të operojnë në mënyrë elektrike. Me një shtypje të butonit, modeli “GLS” mund të ulet për 50 milimetra, duke bërë ngarkesat më të lehta. Opsionet e motorëve përbëjnë tri njësi me gjashtë cilindra dhe një opsion ‘V8”.

(Kosova Sot)