Tentimi i “Google”-s për ta luftuar “phishing”-un

  • 24 April 2019 - 08:37
Tentimi i “Google”-s për ta luftuar “phishing”-un

“Google” është duke u përpjekur që ta largojë ‘ndërmjetësuesin’ duke pamundësuar kyçjet (login) nga shfletuesit e inseruar, një veprim i cili do ta shtojë një shtresë tjetër në sigurinë kibernetike.

Sipas kësaj kompanie, ndryshimet do të fillojnë në qershor dhe do të parandalojnë kyçjet (logins) që nuk do të ndodhin në kuadër të një shfletuesi të veçantë të faqeve, si Safari, Chrome, or Firefox.

Derisa shumë aplikacione përdorin shfletuesit e inseruar, duke ua mundësuar përdoruesve që të qëndrojnë në një aplikacion dhe të vendosin kredencialet e tyre, krahasuar me kalimin në një shfletues të veçantë mobil, “Google” thotë se kjo i vendosë përdoruesit në një rrezik të panevojshëm. Shqetësimi kryesor është një lloj i “phishing”-ut të njohur si ndërmjetësuesi ('man in the middle'). Meqë “ndërmjetësuesi” është vështirë që të detektohet, “Google” ka vendosur që tërësisht të ndalojë kyçjet e inseruara.

(Kosova Sot)