Të hyrat e Xiaomit u rritën 27 për qind në çerekun e parë të 2019-ës

  • 20 May 2019 - 15:04
Të hyrat e Xiaomit u rritën 27 për qind në çerekun e parë të 2019-ës

Prodhuesi kinez i telefonave të mençur, Xiaomi, raportoi shifra pozitive të shitjeve për çerekun e parë të vitit 2019. Besohet që ky rezultat është ndihmuar nga shitjet e mira në tregun e jashtëm.

Shifrat pozitive dëshmojnë se kompania është duke e zgjeruar rrjetin e saj në vendet e huaja, përfshirë Indinë dhe kontinentin e Evropës, ndonëse tregu i këtyre telefonave në Kinë është duke pësuar rënie.

Fitimet e Xiaomit u rritën 27 për qind në fund të muajit mars dhe shkuan në vlerën e 6.3 miliardë dollarëve, ndonëse analistët kishin parashikuar që kjo shifër të ishte rreth 6.1 miliardë dollarë amerikanë.

Kjo kompani realizon fitime financiare edhe nga shitja e reklamave në internet dhe pajisjeve tjera teknologjike që lidhen me telefona. Rritja e fitimit për çerekun e parë të këtij viti është më e madhe se rritja e periudhës së njëjtë të vitit të kaluar.

Xiaomi është përpjekur që të hyrat e kompanisë në të kaluarën t’i rrisë edhe përmes ngritjes së çmimit për prodhimet kryesore, shkruan “Reuters”.

(Kosova Sot Online)