Kriptovaluta e Facebookut pritet të lansohet brenda muajit qershor

  • 09 qershor 2019 - 11:39
Kriptovaluta e Facebookut pritet të lansohet brenda muajit qershor

Kriptovaluta e shumëperfolur e Facebook është pranë debutimit.

Sipas burimeve të The Information, monedha do të zyrtarizohet brenda muajit qershor.Gjiganti i rrjetit social ka planifikuar një shtytje të madhe e cila përfshin bonuse për tregtarët të cilët e adoptojnë pa përmendur kioskat fizike ku mund të këmbehen për para konvencionale.

Facebook do të tarifojë licencimin te kriptovalutës në 10 milionë dollarë për partner dhe më pas këto para t’i përdorë për të mbajtur monedhën të qëndrueshme me mbështetjen tek paraja tradicionale. E thënë ndryshme, me këtë kriptovalutë mund të mos përjetoni luhatjen e madhe të çmimeve të monedhave të tjera.

Deri më tani, Facebook nuk komentoi spekulimet për debutimin e monedhës. Përveçse i duhet të ndërtojë besim, ky sistem do të ishte një platformës pagesash pa kufij. Një lansim pa probleme do të ishte jetik për shëndetin e kriptovalutës pa përmendur nevojën për të adresuar telashet me autoritetet rregullatorë të cilat jo pak herë kanë treguar skepticizëm për kriptovalutat. 

(Kosova Sot Online)