“Twitter” paralajmëron masa: Do verifikohet e vlerësohet çdo postim

  • 28 June 2019 - 17:22
“Twitter” paralajmëron masa: Do verifikohet e vlerësohet çdo postim

Rrjeti social “Twitter” ka paralajmëruar se do të identifikojë dhe vlerësojë postimet të cilat thyejnë rregullat. Kompania është shprehur se këto verifikime do të bëhen edhe nga burime të rëndësishme siç janë politikanët.

Sipas autoriteteve përkatëse kanë sqaruar se në këto raste, përdoruesit do të shohin një njoftim, ku informohen se ai postim shkel rregullat, dhe pastaj atyre u jepet mundësia të shohin çfarë është shkruar në atë postim.

Kjo masë sipas kompanisë bëhet për të arritur një ekuilibër mes shprehjes së lirë dhe llogaridhënies. 

“Twitter” të enjten tha se, rregullat e reja do të vlejnë për politikanët dhe zyrtarët qeveritarë me më shumë se 100.000 ndjekës.

Për të përcaktuar nëse një “cicërimë” shkel rregullat por duhet të mbetet e dukshme, “Twitter” do të angazhojë “një ekip ndër-funksional” nga departamentet e tij ligjore, të sigurisë dhe të politikave publike për të përcaktuar “nëse postimet janë një çështje me interes për publikun”.

(Kosova Sot Online)