Samsungu paditet pasi thoshte që telefonat e saj janë rezistent ndaj ujit

  • 05 July 2019 - 18:31
Samsungu paditet pasi thoshte që telefonat e saj janë rezistent ndaj ujit

Samsung është paditur nga një përdorues australian pasi që ka bërë deklarata jo të vërteta se telefonat e tyre janë rezistent ndaj ujit.

Komisioni Australian për Konkurencë deklaron se reklamat e Samsung janë jo të vërteta për faktin se thonë që telefonat e tyre mund të përdoren edhe kur jeni duke notuar apo surfuar.

Komisioni thotë se ka parë plotë 300 reklama të Samsungut para se të niste veprimet legale ndaj kompanisë.

“Samsung thotë se telefonat Galaxy mund të përdoren në situata të pamundura, kjo vetëm për të tërhequr konsumatorët”, thuhet në padinë zyrtare.

Samsung në anën tjetër thotë se do të mbrohet ndaj kësaj padije dhe se mbështet reklamat.

Nëse padia del e suksesshme atëherë Samsung mund të gjobitet me një shumë të majme.


(Kosova Sot Online)