Tesla zbret çmimet për disa modele të veturave

  • 16 July 2019 - 10:45
Tesla zbret çmimet për disa modele të veturave

Prodhuesi i njohur i veturave elektrike, Tesla, i ka zbritur çmimet për disa modele dhe për disa të tjera e ka ndërprerë prodhimin për ta përshtatur linjën e prodhimeve dhe për ta nxitur rritjen e shitjeve. Ky vendim erdhi disa ditë pas njoftimit se kompania ka shitur numër rekord të veturave.

Për t’i thjeshtuar ofertat, ky prodhues i kufizoi variantet e modelit X dhe modelit S si dhe variantin  më të shtrenjtë, “Performance”. Kompania gjithashtu vendosi ta zbresë çmimin për modelin bazë, që tashmë titullohet “Long Range”.

Tesla po ashtu e zvogëloi çmimin edhe për modelin më të shitur, Model 3, i cili tashmë kushton 38 mijë e 990 dollarë.

“Për ta bërë edhe më të thjeshtë shitjen e veturave tona, jemi duke e standardizuar linjën botërore të prodhimit dhe duke i thjeshtuar pakot e modeleve S, X dhe 3”, thuhet në një deklaratë të kësaj kompanie.

Më herët gjatë këtij muaji, zyrtarët e këtij prodhuesi njoftuan se shitja e tri modeleve në çerekun e dytë të këtij viti është rritur për 51 për qind në krahasim me çerekun e parë. Brenda tremujorit të dytë, kjo kompani i shiti 95 mijë e 200 vetura.

(Kosova Sot Online)