Zbulohet çmimi i Samsung Galaxy Note10 dhe Note10+

  • 03 August 2019 - 10:35
Zbulohet çmimi i Samsung Galaxy Note10 dhe Note10+

Samsung Galaxy Note10 dhe Note10+ priten të lansohen më 7 gusht, por tashmë tani janë zbuluar çmimet e tyre.

Sipas uebfaqes gjermane winfuture.de, Galaxy Note10 në Evropë do të fillojë të shitet me çmim prej 999 euro ndërsa Galaxy Note10+ prej 1.149 euro, shkruan gsmarena. Modelet bazike të të dy këtyre smartfonëve të rinj do të vijnë me hapësirë të brendshme prej 256 GB.

Çmimet e këtyre smartfonëve të rinj të Samsungut mund të dallojnë nga regjioni në regjion, varësisht nga zbritjet dhe detajeve tjera që do të ofrohen nga shitësit.

(Kosova Sot Online)