E pabesueshme: Arkeologët gjejnë “iPhone”-in 2100 vite të vjetër

  • 09 September 2019 - 08:24
E pabesueshme: Arkeologët gjejnë “iPhone”-in 2100 vite të vjetër

Një mbetje e çuditshme arkeologjike, e cila për nga konstrukti mund të asociojë në një ‘iPhone’ të ditëve të sotme, është gjetur në varrin e një gruaje.

Objekti i zi drejtkëndor u gjet në një vend varrezash, të njohur si “Atlantisi Rus”, i emëruar pas rajonit të republikës malore të Tuva-s.

Pamjet tregojnë se arkeologët pastrojnë rërën për të zbuluar “pajisjen” e pikturuar.

Mjeti duket në madhësinë e ngjashme të një ‘iPhone’-i të ditëve moderne dhe madje ka vrima në krye dhe në fund, ashtu si telefoni popullor i gjigantit Apple.

Pavel Leus, nga Shoqata për Hulumtimin e EurAsia, ka sqaruar se objekti është gjetur brenda varrit të një femre të lashtë me nofkën Natasha.

“Varrosja e Natasha me një iPhone të epokës Xiongnu mbetet një nga më interesantet në këtë vend varresh,” tha ai në një botim të ri që përmbledh rezultatet e disa viteve të ekspeditave arkeologjike të fundit.

Mjeti i ngjashëm me telefonin – me përmasa 18×9 cm – është në të vërtetë një shtrëngues rripi elegant, i përbërë nga gurë të çmuar dhe zbukuruar me monedha kineze “wuzhu”.

Këto monedha kanë ndihmuar shkencëtarët që të zbulojnë datën kur ka ekzistuar objekti – 2,137 vjet më parë – kur monedha u stampua për herë të parë.

Zbulimi është bërë në vitin 2016 por rezultatet sapo janë bërë publike, siç raportohet në The Siberian Times.

(Kosova Sot Online)