Shkencëtarët krijojnë aplikacionin që mund të zbulojë sëmundjet e syve, vetëm përmes fotove

  • 03 October 2019 - 13:28
Shkencëtarët krijojnë aplikacionin që mund të zbulojë sëmundjet e syve, vetëm përmes fotove

Teknologjia ka bërë një rrugë shumë të gjatë prej fillimeve të saj. 

Këto ditë, objektet në foto mund të njihen përmes përdorimit të intelegjencës artificiale dhe tani mund të kërkojmë foto bazuar në atë që është brenda tyre ose çfarë lloj fotografie është. 

Falë përparimit të teknologjisë, shkenctarët gjithashtu kanë arritur që të krijojnë një aplikacion që mund të zbulojë sëmundjet e syve vetëm duke parë fotot.

Mënyra se si funksionon aplikacioni është që përpiqet të kërkojë reflektime të “syrit të bardhë” në foto, që mund të jenë një shenjë e retinoblastomës, kataraktës ose diçka tjetër plotësisht. 

Duket se aplikacioni është aq efektiv saqë kur u vu në provë duke skanuar 53,000 foto të 40 fëmijëve, gjysma e të cilëve kishin sëmundje të syrit, kishte 16 raste kur zbuloi sëmundje të syrit tek fëmijët 1.3 vjet para se mjekët të bënin diagnozat e tyre.

Ndërsa aplikacioni është i dobishëm për këdo, pavarësisht nga mosha, thuhet se është më efektiv për fëmijët që jo domosdoshmërisht e dinë se diçka nuk është në rregull me sytë e tyre. 

Do të jetë gjithashtu i dobishëm për prindërit, të cilëve mund t’i ndihmojë në monitorimin e shëndetit të fëmijëve të tyre përmes aplikacionit, vetëm duke e përdorur atë për të skanuar fotot ekzistuese.

Aplikacioni është në të vërtetë i disponueshëm për shkarkim si në pajisjet iOS ashtu edhe në pajisjet Android, megjithëse krijuesi i tij vë në re që aplikacioni nuk është i aprovuar nga FDA dhe se nuk duhet t’i marrim rezultatet si një diagnozë aktuale. 

Sidoqoftë, nëse nuk ju tregon se diçka nuk është në rregull, me siguri nuk do të dëmtojë të kontrolloni sytë tuaj ose të fëmijës tuaj vetëm për të qenë të sigurt.  

(Kosova Sot Online)