Shkencëtarët krijojnë një këllëf telefoni me ndjesinë e lëkurës së njeriut

  • 21 October 2019 - 13:01
Shkencëtarët krijojnë një këllëf telefoni me ndjesinë e lëkurës së njeriut

Smartfonët mund të mbështillen në lëkurë artificiale për t'u dhënë atyre një ndjenjë sa më natyrale, sipas studiuesve.

Shkencëtarët kanë zhvilluar një prototip lëkure për të cilën ata thonë se mund të mbështjellin pajisje të tilla si smartfona apo edhe mausin e kompjuterit duke krijuar sikur janë duke mbajtur në duar lëkurë të vërtetë njeriu pasi ka një butësi të dallueshme.

Prototipi, i cili është krijuar për të parë dhe imituar lëkurën e njeriut, i përgjigjet formave të ndryshme të kontaktit njerëzor siç janë gudulisja, përkëdheljet dhe rrëshqitjet.

Kjo teknologji u zhvillua nga studiues të Universitetit të Bristol në partneritet me Telecomm ParisTech dhe Universitetin Sorbonne në Paris.

Ekipi thotë se puna e tyre hap derën për një të ardhme të mundshme me 'pajisje antropomorfe' ku këllëfët kanë karakteristika njerëzore.

(Kosova Sot Online)