Kjo është risia e radhës nga WhatsApp

  • 12 November 2019 - 17:27
Kjo është risia e radhës nga WhatsApp

Zhbllokimi i drejtpërdrejtë i Whatsapp me gjurmë gishti, është diçka që përdoruesit e iOS kanë me muaj të tërë.

Për përdoruesit Android, ekziston një version i qëndrueshëm beta i Whatsapp APK për shkarkim, që ju lejon të përdorni gjurmët e gishtit për të mbajtur bisedat tuaja të bllokuara.

Një opsion ‘Lock Fingerprint’ është në dispozicion në versionin 2.19.221 dhe mund ta gjeni në ‘Settings>Privacy’.

Nëse e shihni të aktivizuar, mund të duhet ta fshini dhe ri-instaloni aplikacionin.

Më tej, do të duhet të vendosni nëse dëshironi që aplikacioni të bllokohet sapo ta mbyllni atë, ose nëse dëshironi që ai të presë 30 sekonda ose 1 minutë.

(Kosova Sot Online)