Audi tregon për herë të parë dukjen e e-tron Sportback, konfirmon datën e prezantimit të RS Q8

  • 15 November 2019 - 17:24
Audi tregon për herë të parë dukjen e e-tron Sportback, konfirmon datën e prezantimit të RS Q8

Në këtë aktivitet të rëndësishëm të automobilizmit, që fillon nga 22 nëntori, Audi do të prezantojë dy modele, ndërsa për herë të parë, ka treguar pjesët e njërit prej tyre.

Me shtresa të mëdha kamuflazhi është shfaqur e-tron Sportback, që për herë të parë është parë në Shangai Motor Show, dy vite më herët.

Kjo makinë do t’i ketë 400 kuaj fuqi, të cilët i mundësojnë që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë të zë për 5.5 sekonda.

Së bashku me këto fotografi, Audi ka konfirmuar edhe datën e prezantimit të modelit RS Q8, që do të shfaqet në po të njëjtin aktivitet.

Brenda kësaj makine, pritet të jetë motori i njëjtë sikur te Audi RS6 Avant, që prodhon 592 kuaj fuqi, duke mundësuar vozitje shumë të mirë.

(Kosova Sot Online)