Toyota tërheq 700 mijë vetura nga tregu amerikan
Gjiganti japonez për prodhimin e veturave, Toyota, do t’i largojë nga tregu amerikan 700 mijë vetura Toyta dhe Lexus për shkak të problemeve në pompën e karburantit.
“Nëse vetura bllokohet gjatë vozitjes në shpejtësi të madhe, kjo mund ta rrisë rrezikun për aksident”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie.
Kompania njoftoi se është duke e hetuar këtë problem dhe kur të arrihet një zgjidhje, do t’i njoftojë pronarët përmes postës elektronike në mesin e muajit mars.
Në mesin e modeleve që duhet të tërhiqen nga tregu janë Toyota 4Runner, Toyota Land Cruiser, Toyota Tacoma, Toyota Corolla dhe Toyota Tundra.
Përpos modeleve Toyota, nga tregu do të tërhiqen edhe veturat e tipit Lexus, përfshirë modelet Lexus LS 500, Lexus LC 500, Lexus RC 350 dhe Lexus GS 350, shkruan “CNN".
(Kosova Sot Online)