Mercedes-AMG prezanton varkën me 2,700 kuajfuqi dhe një G63 me 577 kuajfuqi
Mercedes-AMG dhe Cigarette Racing kanë zbuluar varkën e re 18 metra Tirranna AMG Edition dhe një Mercedes-AMG G63 Cigarette Edition.
Të dy kompanitë kanë bashkëpunuar më parë në 11 varka të tjera dhe e fundit e tyre është mundësuar nga jo më pak se gjashtë motorë të supercharged 4.6-litër V8 Mercury Racing 450R.
Secili nga gjashtë motorët prodhon 450 kuajfuqi, e së bashku 2,700 kuajfuqi.
Barka sportive, e quajtur 59’ Tirranna AMG Edition është e krijuar nga fibrat e karbonit ndërsa secili motr eshte 4.6 litërsh V8 Mercury Racing 450R.
SUV-i i tyre edhe pse nuk ka gjashtë motorë, nuk është se ka pak kuajfuqi.
Mercedes-AMG G63 Cigarette Edition ka një motor V8 i cili prodhon 577 kuajfuqi.
Që të dy, si barka ashtu edhe SUV-i kanë ngjyrën e dizajnin nga brenda të ngjashëm, sportiv e luksoz.
(Kosova Sot Online)