BMW e ndryshon logon e vetë ikonike

  • 05 March 2020 - 17:07
BMW e ndryshon logon e vetë ikonike

BMW e ka shpalosur logon e vet të re.

Versioni i ri i logos së këtij prodhuesi veturash është një prej “hapave të parë” të ripërtëritjes së identitetit, është thënë nga kjo kompani.

Logoja e re është shpalosur krahas pamjeve të veturës së re BMW i4 dhe përfaqëson “një shikim në të ardhmen” në i4, me 2021-tën si datë e planifikuar e prodhimit.

Ky prodhues bavarez veturash ka bërë të ditur se logoja e re simbolikisht shënjon transicionin drejt veturave elektrike.

Para kësaj, BMW-ja e kishte ridizajnuar logon e famshme të saj në vitin 1997.

Image

(Kosova Sot Online)